• |
ide | kryesore

Meta publikon foto nga protesta e 8 janarit: Duhen hetuar, dhuna nuk është e pranueshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta ka folur edhe për protestën e mbajtur përpara selisë së Partisë Demokratike. Meta ka thënë se përpara selisë nuk kishte vetëm demokratë që protestonin, teksa ka shprehur keqardhje për degradimin e situatës. Meta ka zgjedhur të komentojë disa foto që tregojnë dhunën e ushtruar nga jashtë, po edhe nga brenda selisë. Presidenti i republikës ka veçuar disa foto që tregojnë persona të inkriminuar mund të ndodheshin brenda selisë disa ditë para protestës, që sipas tij duhet hetuar se kush janë këto persona.

“Shumë e gabuar dhuna ndaj dyerve, por kemi parë dhe një dhunë tjetër, nga kati i dytë me shkop bejsbolli ndaj qytetarëve. Të dyja janë të rënda, të papranueshme. Kemi parë ditë përpara se të ndodhte kjo çështje, fotografi të tilla, me uniforma të zeza që postoheshin me krenari, me mburrje me pretendimin nga brenda selisë se do mbronin, se nga kush do e mbronin. Kemi dëgjuar në emision ‘live’ se nuk ka dyer të blinduara, çfarë janë këto, përse duhen (foto), në cilin vend të botës mund të shkojë situata e tillë? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë dhe mungesa e ballafaqimit politik. Kemi parë që shkarkohen deputetë, kryetarë, FRPD, e gruas, të gjithë. Pala tjetër kemi parë që nuk përjashton, fton. Kemi parë përpjekje për negociata nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Pala tjetër thotë pse ia dorëzoni kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pse nuk ia dorëzoni punonjësit të protokollit. Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë. Në rastin e PD kjo çështja e konventës është gjëja më e thjeshtë. Kryetarët e seksioneve i kanë automatikisht. Ata që votuan kur u zgjodh zotëria në qershor, të njëjtët mblidhen dhe votojnë. As mjetet fizike, as mjete policeske, as paramilitare dhe as ato varetë që i bien dyerve të blinduara nuk e zgjidhin. Kërkohet një urtësi tjetër dhe nuk do lëndohet më askush”, deklaroi Presidenti Meta.



6 Comments

  1. te pakten ketu ka dy fraksione, po LSI? LSI komplet familjare, as te Tit Vasili nuk ka besim Like floriri.

  2. Konflikti i dhunshëm në PD
    Dhuna ndodh kur individë ose grupe të caktuara nuk shohin ndonjë mënyrë tjetër për të përmbushur nevojat e tyre sociale, ose kur kanë nevojë mirëkuptim, respekt dhe konsideratë për nevojat e tyre. Konflikti është një ndërveprim i njerëzve të ndërvarur, që perceptojnë qëllime të papajtueshme dhe ndërhyrje ndaj njëri-tjetrin, në arritjen e synimeve të tyre. Konflikti mund të jetë i dhunshëm ose jo i dhunshëm, shkaqet e tij të jenë të rrënjosura thellë tek njerëzit dhe shkaktohet nga faktorë politikë, socialë, ekonomikë, mjedisorë, kulturorë.
    Në të gjitha marrëdhëniet njerëzore, në mënyrë të pashmangshme ka mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi ndarjen e burimeve të interesit, përfitimeve, rolet dhe të drejtat. Në disa raste mund të ketë kompromise dhe rregullime të pranueshme afatshkurtëra, Por ka edhe raste të tjera në të cilat nuk mund të ketë kompromis.Ka raste në të cilat ka vlera dhe qëllime si identiteti i grupit, njohja e vlerave personale të cilat nuk mund të ndahen siç mund të ndahen burimet materiale. Në PD po shohim një konfliktin social-ekonomik si një luftë midis kundërshtarëve, që pretendojn, status dominues, e fuqi mbi burimet e pakta ekonomike. Shqetësuese në këtë janë faktorët sociologjikë që shkaktojnë konfliktin dhe përshkallëzimin e tij në këtë grupim shoqëror. Shkaqet e saj sociale ndodhin kryesisht sepse njerëzit në konflikt janë shpesh të ndërvarur dhe në ndërveprim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Është aspekti i papajtueshmërisë kur vjen puna ndaj nevojave të caktuara si dhe interesave të nxitura nga mungesa e komunikimit dhe keqinterpretimi e njëra-tjetrës që zakonisht çon në konflikt të zgjatur dhe të vështirë. Në PD kanë mbizotëruar njerëz të natyrës agresive ku me dhunë të hapur apo të maskuar kanë arritur të plotësojnë nevojat e qëllimet e tyre ekonomike. Është e pashmëngëshme me këta kategori njerëzish lufta për pushtet dhe luftë për të arritur qëllimet dhe nevojat në shoqëri duke ju kundërvënë njëri tjetri në konflikte ndërpersonale dhe grupet kundër njëri-tjetrit në konfliktet ndërgrupore.
    Konflikti në PD është i pashmangshëm, pasi njerëzit nuk ishin e nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis për nevojat e tyre, njëri grup individësh po përpiqet t’i imponojnë vlerat e tyre një grupi tjetër njerëzish, i sulmuan drejtpërdrejt vlerat e tyre, i kërcënuan dhe i rezikuan, ata luftuan njëri tjetrin për kontrollin e “godinës” nga ku buron pushtet e përfitim material e ku fituesi imponohet palës humbëse. Lufta për interesat ekonomike janë më të nxehta e më të dhunshme. Konflikti do jetë i gjatë, i dhunshëm, i shoqëruar me retorikë hipokrite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *