• |
ide | kryesore

Everton shkarkon Benitez: Toffees mendojnë për Rooney

-Instant, Sport



Everton ka vendosur të shkarkojë Rafael Benitez. Ish-trajneri i Liverpool paguan paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në Premier League, ku pas një starti të shkëlqyer (5 fitore në 7 javët e para) ka vetëm një fitore në tre muajt e fundit, ndaj Arsenal në fillim të dhjetorit. Ka peshuar mbi këtë zgjedhje, në veçanti, disfata e rëndë kundër Norwich, e cila bëri që Toffees të rrëshqasin në buzë të zonës së rënies nga kategoria. Ajo që ia ka komplikuar më tej jetën ka qenë edhe kaosi Covid i javëve të fundit, me Everton që ka shtyrë 3 nga 5 ndeshjet e fundit të Premier, të planifikuara sipas programit. Benitez sapo kishte kaluar në raundin e tretë të FA Cup duke mundur Hull City në kohën shtesë, por u eliminua në mënyrë sensacionale me penallti nga QPR në Carabao Cup në shtator.

Klubi ka njoftuar se në ditët në vijim do të komunikohet emri i zëvendësuesit, edhe pse në Angli e marrin si të mirëqenë që për momentin detyra do t’i besohet provizorisht Duncan Ferguson, ndihmës trajnerit aktual, i cili e ka kryer këtë funksion edhe pas shkarkimit të Marco Silvës dhe para ardhjes së Carlo Ancelottit në 2019. Ndërkohë, klubi po mendon për një zgjedhje afatgjatë: ndër emrat e nxehtë është ai i Frank Lampard dhe Nuno Espirito Santo, por më sugjestionues është padyshim ai i Wayne Rooney, ish-ylli i Everton, përpara se të bashkohej me Manchester United dhe tekniku aktual i Derby County në Championship.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *