• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël në Premier League, Tottenham arrin dy herë United: frenon edhe Aston Villa

Sport, Video
United



Në javën e 21 të Premier League, Aston Villa ngadalëson ritmin, përballë Everton në Goodison Park. Villians u ndalën në barazim 0-0, duke dështuar të marrin vendin e parë në renditje. Ndeshja e madhe në Old Trafford mes Manchester United dhe Tottenham përfundoi 2-2. Richarlison dhe Bentancur iu përgjigjën dy herë Hojlund dhe Rashford. Spurs arrijnë momentalisht Arsenal në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Red Devils arrijnë në 32.

MANCHESTER UNITED 2-2 TOTTENHAM

Përqendrohen në 50 minutat e para të gjitha emocionet e Manchester United-Tottenham, që u mbyll 2-2. Ndeshja u zhbllokua menjëherë në Old Trafford. Pas tre minutash, Hojlund mori pasimin e Rashford dhe konkludoi me një goditje të fuqishme me të majtën drejt shtyllës së afërt, duke e bërë rezultatin 1-0. Përgjigja e Spurs erdhi në minutën e 19′, në zhvillimet e një goditje këndi. Në krosimin e Pedro Porro braziliani Richarlison barazoi shifrat duke tentuar dhe gjetur këndin e largët. Megjithatë, para pushimit, Hojlund dhe Rashford u bënë sërish protagonistë. Një trekëndësh fitues e këtë herë ishte danezi që finalizoi duke e bërë rezultatin 2-1 në fundin e pjesës së parë.

Lexo më tej: Yjet e rinj të Manchester City mund të vijnë nga Shqipëria: Citizens njofton shkollën në Durrës, Rama e duartroket

Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, Bentancur barazoi menjëherë rezultatin me një të majtë të fuqishme, me asistin e Werner. Ten Hag u përpoqe të luajë kartën McTominay, i cili hyri në fushë dhe shkoi menjëherë pranë epërsisë. Skocezi ishte gjithashtu protagonist në shtesë me një goditje me kokë që për pak bëri të shpërthente Old Trafford. Megjithatë, përfundoi 2-2. United mbetet -8 nga zona Champions League, në pritje të Arsenal, që aktualisht ka të njëjtat pikë me Tottenham të Postecoglou. Një kënaqësi për Spurs rekordi i ri në Premier pë serinë e 33 ndeshjeve radhazi në të cilat ka shënuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *