• |
ide | kryesore

554 vite nga vdekja e Gjergj Kastriotit/ Meta: Do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kreu i shtetit shkruan se “vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane, do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta në rrjetin social.



2 Comments

  1. Gjergj Kastrioti eshte i pazevendesueshem ne historine e Shqiptareve dhe kete nuk e ve ne diskutim askush ,por ama nje analize me.objetkive rreth tij edhe duhet sepse nuk ka pse te kthehet ne mit.

    Skenderbeu ishte nje luftetar dhe takticien ushtarak i jashtezakonshem por nga ana diplomatike deshtoi, sidomos kur i rishpalli lufte Perandorise Osmane ne 1464 ( mbasi kishin nenshkruar 10 vite paqe) pu u siguruar se kryqezata do behej dhe ne fakt nuk u be.

    Perkatesine europiane te Shqiptareve e percakton genetike dhe origjina europiane e Shqiptareve, jo lufta e Gjergj Kastriotit.

    Me apo pa Gjergj Kastriotin, Shqiptaret europiane jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *