• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Ngricat “pushtojnë” vendin ditën e sotme

-Instant, Lajme, Të fundit

Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në republikën e Shqipërisë, ku më të theksuara kthjellimet do jenë në zonat malore dhe luginat e lumenjve do kenë mjegull të dukshme. Sipas MeteoAlb mesdita sjellë zhvendosje të vranësirave drejt kufirit lindor duke lënë me kthjellime vijën bregdetare. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –7°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  të ulët.

Një valë dëbore pritet që të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë. Ulja e temperaturës do të nisë sot (e mërkurë) me ngrica në pothuajse në të gjithë rajonin. Parashikohet që moti i keq të përfshijë pothuajse të gjithë Europën, ndërsa përmirësimi do të jetë vetëm një ditor, të premten për tu përkeqësuar sërish me ulje temperaturash në fundjavë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu