• |
ide | kryesore

Bashën apo Berishën: Duka tregon kë do mbështesin aleatët e PD në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë me dije “skemën” sesi do të rreshtohen në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që do mbahen më 6 mars.

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Duka tha se ka konsumuar një takim informal me ish-kryeministrin Sali Berisha, por nuk ka akoma një marrëveshje me të. Gjithashtu shton se mënyra se si PAA do të veprojë është se në secilin qark do të vendohet në mbështetje të kandidatit që do të pritet më mirë nga qytetarët.


“Kam bërë takim informal në kafe me zotin Berisha. Ai ka dhënë opsionet e veta dhe përse ky grup mund të fitojë zgjedhjet. Mendon se duke zgjeruar bazën e PD mund të fitojë. Ndërsa unë jam skeptik nëse e ndarë PD-ja mund të fitojë. Unë një vendim e kam marrë. Kam folur edhe me Mediun e Shehin.

Nëse ne mbështesim një grup, duket se mbajmë anë. Të dy palët mendojnë se kanë të drejtë, por nuk shohin fajet e veta. Nuk marr dot rolin e një gjyqtari. Në Durrës, përshembull do të shohim kandidatët, kush parapëlqehet me shumë, do të mbështesim atë. Në Shkodër mund të na pëlqejë një tjetër e do mbështesim atë,” – tha Duka.

3 Comments

  1. Cfare dallaveraxhinjesh. Edhe dalin bejne edhe moral keta pazarxhinjte.
    Ti vota ne 25 prill o legen ja dhe edit te gjitha. Shko pirdhu se vec vota qe skeni ju aleatet e leshit. Mediu. Ti. Dhe ai i modhi tirones shehu. Beni dhe si koak te medhenj. Po mos te ishit te lista e pd ne vende te sigurta asqe do ishit sot deputet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu