• |
ide | kryesore

Publikohet raporti, Papa Benedikt në dijeni për priftërinjt abuzues në Mynih

Paparazzi, Slider



Papa Benedikti XVI e dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1981, sipas një raporti në kryepeshkopatë ditën e sotme, që ka hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Benediktit.

“Ai ishte i informuar për faktet,” tha avokati Martin Pusch në Mynih si pjesë e një paneli që shpalli përfundimet e hetimit. “Ne besojmë se ai mund të akuzohet për sjellje të pahijshme në katër raste.”

Dy prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionuara nga shteti, në të dyja rastet autorët kanë mbetur aktivë në kujdesin pastoral.

Benedikti vazhdon të mohojë akuzat, thanë avokatët në firmën ligjore Westpfahl Spilker Wastl, teksa zbuluan gjetjet e hetimit të tyre për abuzimin seksual historik në Kryedioqezën e Mynihut gjatë disa dekadave.

Ulrich Wastl gjatë konferencës për shtyp të së enjtes.
Por gjetjet janë një gjykim dënues për ish-Papën, i njohur atëherë si Kardinali Joseph Ratzinger, i cili është përballur për vite me spekulime rreth asaj se sa ai dinte.

“Gjatë kohës së tij në detyrë ka pasur raste abuzimi,” tha Pusch, duke iu referuar Benediktit. “Në ato raste ata priftërinj vazhduan punën e tyre pa sanksione, kisha nuk bëri asgjë. Ai pretendon se nuk ka ditur për disa fakte, megjithëse ne besojmë se kjo nuk është kështu, sipas asaj që dimë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *