• |
ide | kryesore

Tare nuk e kishte menduar kurrë: Muriqi është problemi përse Lazio nuk përforcohet dot

-Instant, Sport



Lazio kërkon të forcohet, por për ta bërë këtë duhet fillimisht të zgjidhë problemet me indeksin e likuiditetit. Për të blerë, duhet të shesësh. Në të kundërt dyert e Formellos do të mbeten të mbyllura. Bardhekaltrit do të donin të sistemonin sulmin dhe kanë vlerësuar profile të ndryshme (sidomos Burkardt i Mainz), por tani ka pak ditë për të ngritur një negociatë të vërtetë. Për më tepër që fillimisht duhet të shitet Muriqi, që i kushton shumë klubit mes kostos së kartonit (rreth 20 milionë) dhe pagës (2.2 neto në vit). Për këtë arsye, nëse do t’i gjendej një akomodim sulmuesit kosovar, klubi do t’i drejtohej Lapadulas, në dalje nga Benevento dhe që padyshim kushton më pak se Burkardt.

Kërkon një sistemim edhe Vavro, mbrojtësi sllovak që mbërriti në vitin 2019 për rreth 12 milionë (përfshirë bonuset). Për lojtarin interesohet Huesca, në Spanjë, por, në mënyrë paradoksale, para se të largohet ai mund të bëhet i dobishëm për Sarrin, që nuk e kishte futur kurrë në fushë deri një javë më parë. Në fakt, duke pasur parasysh dëmtimin e Acerbit, trajneri i Lazios e shpluhurosi duke e bërë të luante një segment të ndeshjes kundër Salernitanas (në kampionat) dhe kundër Udineses (në kupë). Me Atalantën, në raundin e radhës të Serie A, Vavro mund të gjente ende hapësira, të paktën me ndeshjen në zhvillim. Lazio ka nevojë për blerje, por para se të lëvizë, duhet të shesë dikë nga dështimet e merkatos së kohëve të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *