• |
ide | kryesore

Shtyhet koncerti i Adele në Las Vegas

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Adele  ka njoftuar së fundmi  shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Adele ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur dhe  tregon se ekipi i saj është  infektuar me Covid-19. “Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati. Gjysma e ekipit tim ka COVID dhe ka qenë e pamundur të përfundoj shfaqjen”, u shpreh ajo. Këngëtarja do të  performonte në The Colosseum në Caesars Palace, i pari nga 24 koncertet. Seria e shfaqjeve ‘Weekends With Adele’ do të fillonte sot dhe do të vazhdonte deri më 16 prill. Biletat ishin vënë në dispozicion që në dhjetor dhe dhe varionin nga 85 në 685 dollarë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *