• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Adele anuloi koncertin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Para disa ditësh këngëtarja e njohur Adele zbuloi se koncerti i saj në ‘Las Vegas’ është shtyrë.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Adele tregoi se një pjesë e stafit të organizimit të koncertit ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe koncerti nuk  do mund të zhvillohet. Mirëpo së fundmi , gazetari i Las Vegas, Scott Roeben deklaroi se kjo nuk është arsyeja e vërtetë e anulimit të shfaqjes. Sipas tij, këngëtarja dhe ekipi i saj kanë bërë kërkesa të paarsyeshme përpara shfaqjes.”Teatri ka një ekran masiv, teknologji shumë të lartë, por ekipi i Adele këmbënguli për një sistem krejtësisht të ri, një ekran më të madh, të ndërtuar në thelb disa inç përpara ekranit ekzistues. Kërkesa të tilla jo vetëm që rrisin kostot e prodhimit, por, në një kohë kur furnizimet janë të ndërprera, është një recetë për katastrofë në këtë rast vonese ose anulimi të minutës së fundit”, u shpreh Roeben.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *