• |
ide | kryesore

Kambanat bënin shumë zhurmë, gjobitet me 2 mijë euro prifti italian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Famullitari Don Leonardo Guerri i kishës së Santa Maria në Coverciano (Firence), do të duhet të paguajë një gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak se kambanat e kishës ishin shumë të zhurmshme.

Autoritetet kryen matjet audiometrike në këtë qytet dhe konstatuan se kambanat tejkalonin ndjeshëm decibelët e lejuar. Për më tepër, prifti është detyruar që të kufizojë rënien e kambanave nga ora 08.00 deri në 21.00 që tërbonin banorët. Kështu përfundoi një “luftë” që kishte nisur me peticione, akuza dhe kërcënime për kallëzim penal që filloi 4 vite më parë.


Kambanat do të vazhdojnë të bien, por vetëm për t’i thirrur besimtarët në meshë dhe për të përshëndetur Shën Mërinë në orën 18.00. Mbetet ende konflikti për ditën e diel të cilën qytetarët thonë se duhet të jetë pushim, por prifti këmbëngul se do të vazhdojë ritualin. ©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu