• |
ide | kryesore

Kulusevski për 40 milionë te Tottenham: suedezi pritet në Londër, negociohet për Bentancur

-Instant, Sport



Një zhvillim i fortë brenda natës në negociatat mes Juventusit dhe Tottenham për Dejan Kulusveskin, një përshpejtim që në thelb mbylli marrëveshjen aq sa suedezi pritet në Londër në orët e ardhshme për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës. Një huazim prej 5 milionë euro plus të drejtën e blerjes 35 që mund të bëhet detyrim në kushte të caktuara. Të dy shoqëritë vazhdojnë të diskutojnë edhe për Rodrigo Bentancur, i cili preferon Spurs ndaj Aston Villa: në këtë rast ka ende distancë, Juve kërkon 30 dhe Paratici ka ofruar 19 milionë plus 5 bonuse, por në përgjithësi ka optimizëm. Me këto shitje atëherë bardhezinjtë do të mbyllin tratativën për Zakarian.

Pasi i tha jo Interit në vitin 2020, që drejtohej në atë kohë nga Conte, tani Kulusevski i tha po ish-trajnerit zikaltër edhe pse te Tottenham. Një zgjedhje e diktuar nga fakti i mos të ndjerit më në qendër të projektit të Juventusit, e përforcuar edhe nga një kontratë katërvjeçare dhe nga perspektiva për të rifilluar nga një tjetër kampionat. Ai ishte paguar 44 milionë (35 + 9) dy vjet më parë, pak a shumë për të njëjtën shumë duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe perspektivat për të ardhmen: e drejta e blerjes e Tottenham do të bëhet një detyrim në rast kualifikimi në Champions League ose me gjysmën e prezemcave nga tani deri në qershor.

Cështja Bentancur është më e ndërlikuar, duke pasur parasysh se Juventus i detyrohet 35% të parave të arkëtuara nga shitja te Boca Juniors dhe për këtë arsye vazhdon të kërkojë 30 milionë. Për momentin Spurs po ofrojnë rreth 25, përfshirë bonuset, por orët e fundit të merkatos mund të shërbejnë për të ngushtuar distancën. Mes palëve ka një optimizëm dhe jo rastësisht, duke qenë se anglezët tashmë kanë një parim marrëveshjeje me mesfushorin në 3.5. milion euro në vit plus bonuse, deri në vitin 2026.

Pasi të bëhen dy shitjet, Juventus do të mund t’i jepte Allegrit një përforcim: Zakaria emri i parë në listë, me Nandez (Cagliari) në sfond, nëse negociatat me Borussia Moenchengladbach nuk do të zhbllokoheshin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *