• |
ide | kryesore

Video/ Medvedev frikësohet, Nadal i mbetet shërbimi pezull: shikoni invazionin e fushës në finalen e Australian Open

-Instant, Sport, Video



Beteja mes Rafael Nadal dhe Daiil Medvedev është ndërprerë nga një episod i papritur, gjatë finales së Australian Open. Gjatë setit të dytë, 5-3 për spanjollin, një aktivist për të drejtat e refugjatëve bëri një invazion të fushës duke detyruar stjuardët të ndërhynin menjëherë për ta ndaluar atë dhe për të mbrojtur tenistët.

Me sa është mësuar, një burrë u hodh nga tribuna në fushë në anën ku po luante Medvedev, duke e lënë të shtangur rusin. Forcat e sigurisë ishin tepër vigjilente për ta bllokuar dhe më pas nxjerrë personin jashtë fushës së lojës. Nga të dhënat e para, dhe parrulla që mbante ai, invazioni i finales kishte të bënte me protestën kundër ndalimit të refugjatëve në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *