• |
ide | kryesore

Foto tronditëse e ish-të dashurës e dërgon pas hekurave: Greenwood arrestohet për agresion

-Instant, Sport



Sulmuesi i Manchester United Mason Greenwood është arrestuar nga policia angleze me akuzën për përdhunim dhe agresion si pjesë e një hetimi të nisur në kohën kur disa foto dhe video u postuan në rrjetet sociale nga ish-e dashura e futbollistit, Harriet Robson, e cila e akuzoi atë për abuzim seksual, dhunë dhe keqtrajtim.

“Policia e Greater Manchester u informua të dielën për imazhet dhe videot në rrjetet sociale të publikuara nga një grua që raportoi episode të dhunës fizike – tha një zëdhënës i forcave të rendit – Ka nisur një hetim dhe mund të konfirmojmë se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me akuzën e përdhunimit dhe agresionit. Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimi është në vazhdim.”

Vajza denoncoi gjithçka publikisht duke postuar në rrjetet sociale video tronditëse me buzë të gjakosur dhe të mavijosur: “Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë më bën në të vërtetë Mason Greenwood”. Pasi policia hapi hetimin, United e pezulloi menjëherë lojtarin, duke njoftuar se “Mason Greenwood nuk do të kthehet në stërvitje ose të luajë ndeshje deri në një njoftim të dytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *