• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Ilir Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas Monika Kryemadhit, Ilir Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik” i Presidentit.

“Meta është shumë më shumë se LSI. Është në një burg politik përsa kohë është aty. Dënimit po i vjen fundi. Meta është përtej LSI-së. Ne themi populli i 2 marsit, ishin qytetarët e Tiranës. Pasi në atë kohë, Rama i bllokoi transportin qytetarëve të rretheve. E dinin shumë mirë kush ishte populli i 2 marsit. Gjithmonë Monikën e paragjyojnë për mendimet e sinqerta, Ilir meta është përtej opozitës dhe LSI-së. E gjejnë veten shumë socialistë, demokratë dhe lsi-stë. Se si do e bëj daljen e tij politike, Ilir meta, do të jetë risi. Mezi po pret të dalë nga burgu politik në të cilin është. A do t’i shërbejë më mirë Shqipërisë, ndryshimi i planeve të Ilir Metës, padyshim që po. Pavarësisht se do jetë një angazhim i dyfishtë i joni në aspektin familjarë. Ilir Meta flet pa dorashka dhe nuk ka komplekse përpara asnjë personi, asnjë media dhe asnjë gazetari” – tha Kryemadhi.



4 Comments

  1. BRAVO O SALIII ” gjigandi” , kur i bere perseri ” faktor ” politik keta dy mamutha, nuk di cfare te thuash me d.m.th.

  2. Lexova diku që gruaja e Florent Çapjes paska paguar 55 mijë dollarë për ta liruar nga burgu burrin e saj në Dubai.
    Sa të ketë paguar vallë Mona që e ka shpëtuar Ilirin nga burgu i presidencës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *