• |
ide | kryesore

Prag lufte/ SHBA dërgon 3 mijë trupa të tjerë në Europën Lindore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme.

Pentagoni tha të mërkurën se ky veprim është një sinjal i gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

Me dislokimin e këtyre trupave si edhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin e kaluar për t’u dërguar në Evropë, nëse është e nevojshme, Shetet e Bashkuara synojnë të qetësojnë aleatët e NATO-s përballë grumbullimit të trupave ruse pranë Ukrainës.

Sipas një burimi që është në dijeni të detajeve, 1700 trupa do të vendosen në Poloni dhe 300 të tjerë në Gjermani. Rreth 1,000 trupa që ndodhen në Gjermani do të dërgohen në Rumani.

Pentagoni tha se nuk përjashtonte dërgimin e trupave të tjera, përveç atyre të njoftuara të mërkurën.

“Është e rëndësishme që t’i dërgojmë një sinjal të fortë zotit Putin dhe botës se NATO-ja është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe për aleatët tanë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.

Rusia mohon se ka në plan të pushtojë Ukrainën. Por pasi ka rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përmend reagimin perëndimor si provë për deklarimet e saj se Rusia është objektivi dhe jo nxitësja e agresionit.

Pentagoni ripërsëriti paralajmërimet ndaj Rusisë, por shprehu shpresën se zoti Putin do të zgjidhte alternativën diplomatike.

“Nuk besojmë se ai ka marrë një vendim për të ndërhyrë më tej në Ukrainë,” tha zoti Kirby. /VOA



2 Comments

  1. Mos u beni qesharake se 3 mije trupa sjane asgje. Kjo eshte thjesht per terheqje vemendja nga pislliku pandemise

  2. Po si nuk dolli nje nga keta dashnoret e ukraines nga televizori te thote kam prere bileten edhe po ne ukraine te mbroj demokracine.
    Na cate trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *