• |
ide | kryesore

Zgjerimi i Unazës së Madhe/ Banorët e Paskuqanit kundër shembjes së banesave: Projekti u ndryshua pas zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e Paskuqanit janë hedhur sot në protestë, duke kundërshtuar projektin për zgjerimin e Unazës së Madhe. Ata njëzëri akuzuan qeverinë se pas zgjedhjeve të 25 prillit, më 17 korrik të vitit të kaluar, projekti në fjalë ka devijuar.

Në plan për t’u shembur janë 100 banesa, për 8 km rrugë. Sipas protestuesve, projekti u ndryshua pa u njoftuar banorët, ndërsa ata shprehen kundër këtij plani.

“Projekti i Unazës është devijuar. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë në këtë mes.

Të vënë dorën në zemër dhe të mos na prishen shtëpitë dhe tokat. Jemi ankuar. Projekti u ndryshua pasi mbaruan votimet, për interesat e vetë.

I kemi bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.”, tha një prej banorëve për gazetaren e ‘News24’ Aurora Golemi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *