• |
ide | kryesore

Sousa i çoi në playoff, para Shqipërisë, por Boniek nuk ia fal largimin nga Polonia: “Sousa, një ditë do takohemi”

-Instant, Sport



Ende shkëndija mes Federatës Polake dhe ish-trajnerit Paulo Sousa, i cili fluturoi drejt Flamengos pas dorëheqjes nga posti i tij në krye të kombëtares polake. Ajo që krijoi polemika ishte mënyrat se si portugezi vendosi të “braktisë” barkën për të shkuar në Brazil në stolin e klubit prestigjioz kuqezi, pasi i mohoi Shqipërisë përfaqësimin në playoff të Botërorit, duke arritur i dyti me Poloninë, pikërisht falë fitores 0-1 në Tiranë.

Që klima mes Polonisë dhe Paolo Sousas është ende e nderë kjo konfirmohet nga zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe ish-presidenti i Federatës polake të futbollit Zbignieë Boniek, i cili përmes rrjeteve sociale, pikërisht në Tëitter, e la veten të lëshojë një koment mjaft të qartë për rrugën që ka ndjekur ish-trajneri.

Duke postuar një imazh të renditjes të kampionatit brazilian, ku Flamengo është në krye, Boniek komentoi: “Sousa fitoi 3-0 këtë mbrëmje dhe Flamengo e tij është në krye të tabelës për momentin. Unë po rri të shikoj, por herët a vonë do të takohet me mua dhe do të duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve… “. Më shumë se një deklaratë, duket thuajse një… “kërcënim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *