• |
ide | kryesore

Gjermania: Mbyllja e Deutsche Welle në Rusi tensionon marrëdhëniet tona

-Instant, Lajme, Planet



Vendimi i qeverisë ruse për mbylljen e transmetuesit gjerman Deutsche Welle është i pabazuar dhe i tensionon marrëdhëniet gjermano-ruse, njoftoi sot Ministria e Jashtme gjermane.

“Masat e shpallura sot nga qeveria ruse kundër Deutsche Welle-s nuk kanë asnjë bazë dhe po shkaktojnë tensione të reja në marrëdhëniet gjermano-ruse, ” tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë.

Vendimi për mbylljen e Deutsche Welle në Rusi, i shpallur dje nga Ministria e Jashtme ruse, ishte si përgjigje e vendimit të Berlinit për të ndaluar transmetimin e transmetuesit rus RT DE, pasi nuk kishte licencën e kërkuar të funksionimit nga rregullatori i tij, Gjermania.

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se kundërshton krahasimin mes Deutsche Welle-s dhe RT DE.

“Nëse këto masa zbatohen vërtet, kjo do të kufizojë informacionin e lirë të gazetarëve të pavarur në Rusi, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kohë tensionesh politike”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *