• |
ide | kryesore

Meta takon ambasadorin e Ukrainës: Shqipëria në krahun tuaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Meta takon ambasadorin e Ukrainës: Shqipëria në krahun tuaj.

Deklarata

Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.



2 Comments

  1. Keta flasin dhe ne emrin ton pale. Jo mor bashibozuk i fryre. Un psh nuk jam ne anen e askujt.Se nuk ja kam pa hajrin askujt.plerat.

  2. A i the gjithashtu se futja e Ukrainës ne NATO prish ekuilibrat rajonale, ndërkombëtar dhe është kërcënim real për Rusinë??!! Dhe më tutje, që e fut Shqipërinë në një situatë shum të vështirë duke mos ditur kujt t’ja prishi e kujt t’ja ndreqi??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *