• |
ide | kryesore

Bilanc i zymtë në SHBA, mbi 900 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës prekin një rekord të zymtë në pandeminë koronavirus. Bilanci i jetëve të humbur i tejkaloi 900 mijë, sipas të dhënave të raportuara nga Universiteti Johns Hopkins. Megjithatë ekspertët besojnë se shifrat e vërteta janë akoma më të larta.

Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thotë se numri i të vdekurve nga Covid-19 që prej nisjes së pandemisë mund të jetë 30 për qind më i lartë. Autoritetet shëndetësore theksojnë se të rriturit e pavaksinuar kanë një rrezik 97 herë më të lartë që të vdesin nga koronavirusi se sa të rriturit e imunizuar plotësisht apo ata që kanë një dozë shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *