• |
ide | kryesore

Video/ Një autogol rikthen Bayern +9: Leipzig mund veten e del nga zona europiane

-Instant, Sport, Video



Bayern Munich përfitoi nga një ‘dorë’ fati për të rritur diferencën në krye të Bundesligës. Në javën e 21 të kampionatit, bavarezët mposhtën Leipzig 3-2 falë autogolit të Gvardiol dhe shkojnë në +9 kundër Dortmundit, që do të luajë nesër. Në sfidat e tjera, fitore të rënda për Augsburg, 2-0 ndaj Union Berlin dhe Këlnit, 1-0 ndaj Freiburg. Mainz dominoi Hoffenheim 2-0, Eintracht ishte spektakolar me 3-2 ndaj Stuttgart. Përfundon 1-1 sfida Arminia-Mönchengladbach.

Shumë argëtim e madje edhe pak fat në fitoren 3-2 të Bayern Munich ndaj Leipzig në Bundesligë. Bavarezët kontrolluan lojën, por shpesh kapeshin në befasi: Müller shënoi avantazhin e parë në minutën e 12 duke dërguar në rrjetë topin e kthyer pas goditjes së Lewandowskit. Barazimi erdhi nga André Silva në minutën e 27, kur shtyu në rrjetë një top vakant. Vendasit goditën shtyllën me Coman dhe u rikthyen në avantazh në minutën e 44 me goditjen me kokë të Lewandowskit në krosimin e vetë francezit. Leipzig reagoi sërish dhe në minutën e 53 gjeti 2-2 me Nkunku, i ftohtë përpara Neuer në pasimin vertikal të Laimer në kundërsulm. Ndeshja u vendos më pas nga një autogol: në krosimin e Gnabryt, Gvardiol rrëshqiti duke bërë një devijim fatkeq në portën e tij. Bayern falenderon fatin dhe, të paktën për një natë, shkon në +9 ndaj Borussia Dortmund, i impenjuar ndaj Leverkusenit. Leipzig rrëshqet në vendin e shtatë, në kuotën e 31 pikëve.

Bundesliga Germany
Arminia Bielefeld 1-1 Borussia Monchengladbach
Augsburg 2-0 Union Berlin
FC Cologne 1-0 Freiburg
Mainz 2-0 Hoffenheim
VfB Stuttgart 2-3 Eintracht Frankfurt
Bayern Munich 3-2 RB Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *