• |
ide | kryesore

Merren peng dhe dhunohen 2 persona në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë marrë peng si edhe janë dhunuar në Berat. Policia bën të ditur se ka arrestuar tre autorët e kësaj ngjarje. Sipas “bluve” janë prangosur H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”.

Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat. Nga burime mësohet se autorët i kanë mbajtur mbrëmë disa orë në makinë si dhe i kanë rrahur.

“I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *