• |
ide | kryesore

Osimhen premton kërcimin e ri për Napolin kampion: “Nëse fitojmë do bëj një Victor-victory dance”

-Instant, Sport



Victor Osimhen është njeriu i momentit për Napolini dhe në një intervistë për ‘La Repubblica’ nuk e fsheh ambicien për të fituar titullin kampion. “Nëse ndodh diçka e tillë, unë do të shpik një kërcim të ri në fushë. Një Victor-victory dance – deklaroi ai -. Do të doja të fitonim së bashku: Napoli, qyteti dhe unë. Për titullin duhet të jem shumë më tepër se një lojtar individual, atëherë po që do të më jepte kënaqësi dhe mendoj se për qytetin do të ishte e mrekullueshme”.

Sulmuesi nigerian u kthye te goli kundër Venecias dhe ka lënë përfundimisht pas dëmtimin e rëndë të pësuar kundër Interit. “Menjëherë e ndjeva se më kishte shpërthyer fytyra. Sapo preka faqen e majtë nuk kisha më ndjeshmëri. Edhe me gjumin kisha probleme, po të kthehesha në atë anë më dhimbte – tha nigeriani -. Rifitova forcën, i tërhequr nga dëshira për të luajtur dhe për t’u përmirësuar në goditjet me kokë. Nuk jam tip që frenoj përmirësimin tim, nuk kam bërë asnjëherë llogari, përkundrazi gjithmonë kam menduar se do të ngrihem menjëherë në këmbë, pa u qaravitur. Nuk kam frikë të dëmtohem, dhe nëse humbas zemërohem. Jam shumë i ndjeshëm për këtë, nuk dorëzohem.”

Për sjelljen e tij jashtë fushës: “Më kritikojnë sepse jam i kujdesshëm, sepse nuk lë asgjë të kalojë, por jam i lumtur vetëm nëse jap më të mirën time dhe futbolli është 97% e jetës sime. Nëse ndonjëherë e teproj në rrjetet sociale, ndodh sepse po kërkoj gjëra të thjeshta. Në moshën 23 vjeçare e kam ndoshta të drejtën të mos jem i thellë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *