• |
ide | kryesore

Finalizohet divorci i Megan Fox

-Instant, Paparazzi, Slider



Tashmë kanë kaluar dy vjet që kur Megan Fox dhe Brian Austin Green u ndanë, ndërkohë që më 8 shkurt, një gjykatës nënshkroi marrëveshjen e tyre të divorcit, duke e finalizuar kështu ndarjen përgjithmonë.
Megan Fox dhe Brian Austin Green janë divorcuar zyrtarisht. Një gjykatës nënshkroi marrëveshjen e divorcit të çiftit të martën, më 8 shkurt, sipas “TMZ”. Në tetor, të dy dolën me marrëveshjen e tyre dhe e nënshkruan atë, por u deshën plot katër muaj që një gjyqtar ta zyrtarizonte procesin e divorcit. Megan paraqiti kërkesën për divorc nga Brian në nëntor të 2020-ës në mes të marrëdhënies së saj me Machine Gun Kelly dhe romancës së tij me Sharna Burgess.

Koha e saktë e ndarjes së Brian dhe Megan është e paqartë, por në pranverën e vitit 2020, ishin krijuar dyshimet dhe aludimet e para për marrëdhënien e saj me reperin MGK.
Brian, nga ana tjetër filloi të takohej me Sharnën po atë vjeshtë. Megan dhe Brian kanë tre fëmijë së bashku dhe ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të djemve në marrëveshjen e tyre të divorcit.
Të dy ata duket se kanë vendosur ta lenë mbështetjen e fëmijëve dhe bashkëshortit jashtë proceseve të gjykatës, sipas “TMZ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *