• |
ide | kryesore

Video/ Insigne iluzionoi Napolin, Zielinski i pafat: Dzeko mban në krye Interin

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e madhe për titullin mes Napolit dhe Interit, rezultat që i lejon zikaltrit të qëndrojnë në krye të renditjes, por e vendos Milanin, të impenjuar nesër ndaj Sampdorias, në një pozicion për të marrë vendin e parë vetmitar në rast fitoreje. Të kaltrit dominuan pjesën e parë dhe zhbllokuan ndeshjen në minutën e 7 falë një penalltie të Insignes, ndërsa më pas goditën edhe shtyllën nga jashtë zonës me Zielinskin (12′). Në fillim të pjesës së dytë, erdhi barazimi i Dzekos nga disa hapa (47′), ndërsa Handanovic shpëtoi rezultatin ndaj Osimhen dhe Elmas.

Në fund… fitoi Milani. Sepse Napoli dhe Inter ndajnë golat, pikët dhe kohë e lojës dhe 1-1 në Maradona i nënshkruar nga Insigne dhe Dzeko i jep skuadrës së Piolit – i cili në minutën e 70′ të derbit ishte virtualisht -10 nga kushërinjtë e tyre – mundësinë për të marrë epërsinë (por me një ndeshje më shumë) nëse mundin Sampdorian nesër. Inter rrezikoi humbjen e dytë radhazi në pjesën e parë, në të cilën penalltia e Insignes motivoi të kaltrit e Spalletit. Në fillim të pjesës së dytë për shkak të një veprimi të Dzekos, zikaltrit përmbysën inercinë, duke dominuar fushën, edhe pse rrezikuan shumë në sulmet e Napolit të shpëtuar nga Handanovic në dy momente. Gjithësesi, të besuarit e Inzaghit i ndoqën tre pikët deri në fund, edhe me rrezikun për ta humbur në kundërsulm. Sigurisht që do të nevojitet një tjetër paraqitje kundër Liverpoolit të mërkurën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *