• |
ide | kryesore

Havertz, njeriu i finaleve e dashamirës i kafshëve: “I adhuroj, sidomos gomerët”

-Instant, Sport



Kai Havertz, njeriu i finaleve. Gjermani la gjurmën e tij, në kuptimin e plotë të fjalës, si në finalen e Ligës së Kampionëve ashtu edhe në Kupën e Botës për Klube. Lojtari më i shtrenjtë i Chelsea para ardhjes së Lukakut, po shijon aventurën e tij në Premier League, por duke mos harruar kurrë rrënjët e tij. E mbi të gjitha pasionet e tij më të mëdha. Topin, sigurisht, ai që transformoi një fëmijë nga Aachen në një yll planetar, por jo vetëm.

GOMERËT – Siç raporton Goal, në një bisedë me shtypin në Zoom disa vite më parë, mesfushori sulmues i Tuchel foli për një tjetër temë që i shkon veçanërisht për zemër: mirëqenia e kafshëve, veçanërisht… e gomerëve. “Është një gjë argëtuese, gjithmonë i kam dashur gomerët që kur isha fëmijë, ndoshta që kur isha një vjeç. Ka qenë gjithmonë kafsha ime e preferuar. Ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua të kem një të tillë, kështu që tani është një mundësi e mirë për të ndihmuar gomerët, sidomos ata që vijnë nga cirku apo situata të ngjashme. Në vitet në vijim do të jetë një projekt i rëndësishëm për mua, do të bëj çmos për të ndihmuar sa më shumë kafshë. Ata janë të rëndësishëm për ne dhe për gjithë botën dhe unë dua t’u jap atyre mundësinë që të kenë një jetë më të mirë”.

GJËRA TË RËNDËSISHME – Dhe kushdo që mendon se është thjesht një pasion i çuditshëm, e ka shumë gabim. Havertz, i cili u rrit në qytetin e vogël të Mariadorf, me të vërtetë kujdeset për gjëra të tilla. “Sigurisht që futbolli është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën time, por familja ime dhe gjëra si të ndihmoj kafshët janë po kaq të rëndësishme. Unë dua të bëj më të mirën për të ndihmuar njerëzit dhe kafshët. Në të ardhmen do të jetë më e rëndësishme të bëj gjëra të tilla, të jem i sinqertë ka shumë gjëra të tjera të rëndësishme në jetë përveç futbollit. Kështu që unë dua të ndihmoj sa më shumë që të mundem”. Ndërkohë ai e çoi Chelsean në majë të Evropës dhe tani të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *