• |
ide | kryesore

Kriza Ukrainë-Rusi, BE: Nuk do të mbyllen misionet diplomatike në Kiev

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Evropian dhe pse pasi duket se situata mes Ukrainës dhe Rusisë ka përparuar deri më tani nuk ka dhënë asnjë urdhër për tërheqjen e përfaqësisë së saj nga Kievi.

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë për mediat të bërë së fundmi ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase

Borrell këtë deklaratë e ka bërë pas shqetësimit të shumë vendeve perëndimore dhe vendimit të tyre për të tërhequr personelin e tyre nga ambasadat në Ukrainë.

Prania e punonjësve dhe alarmet e udhëtimit për evropianët përshtaten me rrethanat e sigurisë,” ka thënë Borrel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *