• |
ide | kryesore

Mihajlovic mbetet pa fjalë: “Kurrë nuk kam parë një penallti si kjo në 40 vjet”

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic nuk e ka fshehur zemërimin për humbjen me Lazion dhe për mënyrën si erdhi ajo. Në komentin e teknikut serb, në lidhje me 3-0 e rëndë të pësuar nga Bolonja e tij, sulmi është drejtuar mbi arbitrin dhe atë penallti absurde që, për Mihan, vendosi ndeshjen: “Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, vuajtëm pak, por pësuam gol me një penallti që nuk e kam parë kurrë në 40 vjet karrierë – ka thënë ai për Dazn. – Nuk ishim shumë të rrezikshëm përpara, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por pësuam dy gola me kundërsulm. Gjithçka fillon nga unë, jam unë ai që duhet t’u jap guxim lojtarëve me zgjedhjet e mia”, tha tekniku i Bolonjës.

Në fakt, për Mihajlovic, situata nuk është ajo më e mirë, sidomos pas një janari ku rezultatet nuk e ndihmojnë: “Mund të kemi frikë nga humbja, por duhet të kemi edhe guxim për të fituar. Të hënën kemi Spezian dhe jemi të detyruar të fitojmë, duhet të kemi më pak frikë që të gabojmë dhe të luajmë pa ankth, duke sakrifikuar më shumë veten në fazën mbrojtëse”.

Në fund, Miha ka bërë një koment edhe në lidhje me rikthimin e tij në Olimpico, ku ka kaluar periudhën më të mirë të karrierrës së tij si futbollit: “Është gjithmonë kënaqësi, e konsideroj si shtëpinë time. Tifozët e Lacios më kanë pritur mirë gjithmonë, më vjen keq që nuk fitova, por këtë herë shkoi kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *