• |
ide | kryesore

Policia jep sqarime për vrasjen në Shkodër: Ngjarja ndodhi në lokal

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Shkodrës ka dhënë disa detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re.

Uniformat blu thonë se “rreth orës 19:15 në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.


Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lapsi.al mëson se viktima është Prek Tonaj, aktualisht punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës. Autori i maskuar është afruar dhe ka hapur zjarr me kallashnikov.

Viktima është arrestuar një herë në vitin 2011 pasi së bashku me 2 persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Ishte policia e Shkodrës që në atë kohë bëri të mundur parandalimin e vrasjes duke arrestuar Prek Tonajn, N.T.dhe N.P. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.