• |
ide | kryesore

Serbia bllokon prej 12 orësh kufijtë, reagon ashpër politika në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Janë bërë mbi 12 orë që disa qytetarë të Kosovës ende janë duke pritur në pikë kalimin kufitar Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari pasi autoritetet serbe nuk po i lejojnë që të vazhdojnë rrugën për në destinacionet e caktuara.

Kjo ka ngjallur shumë reagime si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufirin Kroaci-Serbi e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre.

Lexo më tej: Fiton Kosova, rrëzohet Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit 

Ai këtë veprim të policisë serbe e ka quajtur provokim.

“Dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër njerëzit e Kosovës”, shkruan ai.

Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se pas votimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë në pikat e saj ndërkufitare.

“Në një reagim të dëshpëruar kundër arritjes së Kosovës në anëtarësimin në KiE, Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare. Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, shkroi ai.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe raportuesja për Kosovës në Parlamentin Europian Viola von Cramon, e cila tha se Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe të lejojë menjëherë kalimin e qytetarëve të Kosovës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *