• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

-Instant, Lajme, Të fundit



Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë të gjithë territorin tonë. Parashikohet që vranësirat e shumta të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë, por vetëm në zonat e thella malore pritet të kemi reshje të pakta dëbore. Sipas MeteoAlb, reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në intervale të shkurtra kohore do të jenë më intensitet dhe mesatar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *