• |
ide | kryesore

Sherr në një restorant në Athinë, shqiptari sulmohet me thikë nga kolegu grek në restorant

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar dhe një grek, të dy punonjës të një restoranti janë përleshur me njëri-tjetrin në 6 shkurt 2022 në sheshin Vula, Greqi.

Mediet greke shkruajë se sherri filloi për një porosi mes shtetasit grek 43 vjeç dhe shqiptarit 33 vjeç.

Sherri për një porosi ka agravuar deri në përdorimin e grushteve dhe kërcënimet me thikë.

43-vjeçari me origjinë greke ka rrëmbyer thikën dhe e ndoqi shqiptarin në shesh për ta goditur ndërsa kalimtarët e habitur kanë parë gjithë ngjarjen.

Në dosjen hetimore shkruhet se “gjithçka nisi orën 14:00 të datës 6 shkurt 2022. Autori fillimisht ka arritur ta godasë me kokë viktimën në buzë. Gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë shtëpiake, të cilën e ka marrë nga një tavolinë në dyqan dhe e ka kthyer në drejtim të viktimës, duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë. Ai arriti ta godiste viktimën me thikë në shpinë.”

Shqiptari u dërgua në spitalin “Agia Varvara” për ndihmën e parë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, ka rezultuar se 33-vjeçari ka një plagë 4 cm në zgavrën e majtë të kraharorit, paralel me shtyllën kurrizore. Ai gjithashtu kishte gërvishtje në buzën e sipërme, shkruan protothema.

Në dëshminë e tij dhënë përpara hetuesve, shpërndarësi 33-vjeçar shqiptar ka deklaruar si më poshtë: “Kam katër vite që punoj si shpërndarës në këtë lokal. Sot rreth orës 14:00 teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim, ai më hodhi një lugë dhe më shkaktoi plagë në buzën e sipërme. Pastaj unë ia ktheva me grusht. Menjëherë pasi e shoh duke mbajtur një thikë në dorë dhe ai fillon të përpiqet të më godasë në bark. E ndalova sepse e kapa për dore. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Ka tentuar më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte me thikë. Në një moment të tjerët u shmangën nga ne u trembën dhe u larguan dhe ai më sulmoi përsëri dhe tentoi të më godiste në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më goditi në shpinë. Thika që ai mbante ishte e mprehtë. Pastaj na ndanë sërish derisa erdhi policia. Gjithçka zgjati më shumë se një çerek ore.”

Nga ana tjetër, greku e ka përshkruar shqiptarin me sjellje negative dhe se nuk kishte qëllim ta vriste. Sakaq, 33-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim, shkruan protothema.

Ai tha: E pranoj që ka pasur një sherr mes nesh. Ju deklaroj kategorikisht se nuk kisha ndërmend ta vrisja. Ne punojmë në të njëjtin dyqan dhe punojmë si shpërndarës ushqimesh. Ky person në përgjithësi ka një sjellje negative dhe të keqe me shpërndarësit e tjerë dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *