• |
ide | kryesore

Video/ Dygolëshi i Skukës përmbys Skënderbeun: tifozët hakmerren duke goditur arbitrin anësor

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani merr një fitore të vuajtur në Korcë, në emër të vazhdimësisë. Pas eleminoi Dinamon nga Kupa, Mehmeti i gëzohet edhe një fitore tjetër në kampionat, të firmosur nga dygolëshi i Xhuljano Skukës. Dibrani duket se i ka ndryshuar fytyrën të kuqve dhe po vazhdon të shënojë me rregullsi, duke shtuar në reperton tani edhe dygolëshin e parë me Partizanin, të realizuar në pjesën e dytë me Skënderbeun.

Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Mensah në minutën e 20-të, e ndoshta edhe për këtë arsye, bardhekuqtë vuajtën përmbysjen që i ndodhi në një ndeshje në të cilën po shpresonin të merrnin tre pikë tepër të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Planet ia prishi Skuka, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, që përmbysi gjithcka i vetëm në minutat 76 dhe 89’.

Shqetësuese duhet të jetë reagimi i tifozerisë bardhekuqe, në minutat e fundit të sfidës midis Skënderbeut dhe Partizanit, që goditën anësorin me sende të forta e duke u gjakosur në kokë. Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit dhe për t’i ndaluar hemoragjinë. Porn ë këtë mënyrë, përvec humbjes së ndeshjes, Skënderbeu rrezikon të humbasë edhe fushën, që do të jetë në lenten e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *