• |
ide | kryesore

Vrasja e 47-vjeçarit në Shkodër, pamje dhe detaje të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se personat e shoqëruar kanë qenë prezent në lokal si dhe mund të kenë dijeni për identitetin e autorit të kësaj ngjarje.

Sipas burimeve dhe dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes mësohet se autori ka hyrë i vetëm në lokal, ka qenë me kapele, i është afruar viktimës dhe ka permendur një emër që sipas grupit hetimor mund të jetë emri mbi të cilin është kryer vrasja.

Më pas autori është larguar me një person tjetër i cili po e priste në hyrje të lokalit.

https://streamable.com/q7ppwe

Policia e Shkodres, dyshon se pista kryesore e ngjarjes eshte vrasja per gjakmarrje per shkak te se kaluares se viktimes i cili ka pasur probleme hasmerie.

Megjithate pritet qe gjate dites se sotme, grupi hetimore te marre ne pyetje dhe familjare te viktimes te cilet mund te hedhin drite ne lidhje me konfliktet e mundshme te Tonaj.

Ai prej disa vitesh eshte pergjegjes i ujesjelles kanalizime per zonen e Njesise Rrethina, nderkohe qe nuk eshte se fshihej nga frika e gjakmarrjes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *