• |
ide | kryesore

Djokovic, injoron rregullat dhe bën presion: “Heq dorë nga Roland Garros e Wimbledon nëse më detyrojnë vaksinimin”

-Instant, Sport



Pas përjashtimit nga Australian Open, Novak Djokovic nuk heq dorë nga injorimi i rregullave dhe bën presion duke u shprehur gati të anashkalojë edhe Grand Slamet e radhës, në emër të kundërshtimit të tij ndaj detyrimit të vaksinimit kundër Covid: “Unë jam gati të sakrifikoj pjesëmarrjen në gara të tilla si Wimbledon dhe French Open për qëndrimin tim për vaksinën”, tha tenisti serb në një intervistë për BBC. “Është një çmim që unë jam i gatshëm ta paguaj.”

Në janar, kujtojmë, Djokovic u dëbua nga Australia pas anulimit të vizës për shkak të statusit të tij të vaksinimit. Tenisti serb kishte deklaruar se kishte marrë një përjashtim mjekësor për të hyrë në vend, për të luajtur në Australian Open pasi ishte shëruar nga Covid-19 me të cilin ishte infektuar në fund të vitit 2021. Megjithatë, ministri i imigracionit australian, Alex Haëke, e kishte anuluar personalisht vizën e 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste “trazira civile” dhe të nxiste kundërshtinë ndaj vaksinës. Nga ana e tij, Nole përsëriti sërish se nuk është no-vax, por se ka të drejtë të “zgjedhë se çfarë të fusë në trupin tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *