• |
ide | kryesore

Pas Macronit, Putin mban disa metra distancë me ministrin e tij

-Instant, Lajme, Planet



Pas fotove të publikuara nga takimi mes Presidentit të Francës, Macron dhe atij të Rusisë, Putin, më shumë bujë nga ajo që u diskutua aty bëri ulja e tyre në tryezë në një distancë ekstremisht të largët. Pas takimit të pak ditëve më parë u raportua se arsyeja ishte mospranimi i Macron që të bënte një test PCR për koronavirusin.

Megjithatë, në situatën tejet të tensionuar me Ukrainën dhe Perëndimin, duket se askush nuk mund t’i afrohet Vladimir Putin-it, madje as ministrat e tij. Këtë të hënë, lideri i Rusisë zhvilloi takime të ndara me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Sërish, ajo që ra në sy ishte pozicionimi i tyre në tavolinë shumë larg Vladimir Putin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Lavrov ka kërkuar më shumë kohë nga Putin për të negociuar me fuqitë perëndimore, pasi duket se ka ende shanse për të gjetur gjuhën e përbashkët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *