• |
ide | kryesore

Rama flet për opozitën nga Uashingtoni: Është e marrë peng nga 2 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë një interviste të dhënë për VOA, kryeministri Rama komentoi nga Washingtoni situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Rama në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur prej kohësh opozitë, pasi Partia Demokratike sipas tij ka përdorur forcën dhe jo mendjen për të ardhur në pushtet. Ai shtoi gjithashtu se përçarja e Partisë Demokratike dhe reflektimi në popull nuk e bën atë një alternativë fituese.

Pyetje: Cili është ndikimi i gjendjes së opozitës tani në administratën e vendit dhe qeverisjen?

Rama: Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh nuk është diçka e re. Opozita që ne kemi pasur ka qenë një opozitë muskujsh dhe jo mendjeje. Ajo që ka ndodhur nuk është e lehtë, është dramatike. Ajo që ka ndodhur është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe dhe në popull, duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi modern, konstruktiv evropian dhe alternativ fitues. Por dhe natyrisht duke dëmtuar vendin.

Ne nuk mund të gjësendi në atë dinamikë, është një pengmarrje spektakolare e opozitës nga dy personazhe që janë tragjikomikë. Njëri i shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe tjetri një humbës serial që flet sikur ka zbuluar Amerikën, por që thjesht dhe vetëm është peng i vetvetes. Janë dy drejtues dhe personazhe pa legjitimitet.

Pyetje: A mund të bëheni më autoritar?

Rama: Nuk kemi pasur opozitë racionale dhe të arsyeshme. Ndoshta mbaj mend një natë, por asnjë ditë. Prandaj ne po rrisim kapacitetin për të ndërvepruar me qytetarët brenda dhe jashtë saj. Jemi në procesin e Këshillimit Kombëtar për disa vendime të qeverisë për të cilat ne kemi dilemat tona. Opozita është vetëm për përçarje jashtë rrugës së arsyes ndërkohë që politika kërkon në radhë të parë arsyen.



7 Comments

  1. Opozita sipas Rames qenka marr peng nga dy persona. Ky pervers qe vjedh dhe manipulon zgjedhjet me bandat dhe bandite vete me rilindasit dhe patronazhistet e tij ka marre peng gjithe shqiptaret dhe Shqiperine.

  2. Nje narko kryehajdut me fakte nje kriminel qe ka shkaterruar vendin FYTYRA e VERTETE e KALBESIRES thotë:

    Po ky si ka ardhur ne pushtet?..Harroi ky Koke kalbur nga droga versuli gjithe llumin (tregojani pamjet se I ka harruar)dhunen e shikonte dhe e dirigjonte nga ndertesa perballe…..,,Dhe me e turpshme eshte se qeveria qe drejton ai nuk eshte gje tjeter por narko shtet e faktuar me FAKTE dhe e lidhur me organizatat me kriminale!!!!’

    1. Aaaaa na rrufsh kollodokun thu ti, me zor !!!

      Prit se ka rradhe, pse me kaq ngut, e di qe e ke me qef te modh ate pune

  3. Ok, patronazhistrt, hajdutet, drogaxhijte, kriminelet natyrisht qe jane te lumtur me Ramen dhe nuk fliskan me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *