• |
ide | kryesore

Dua Lipa nominohet në ‘British LGBT Awards 2022’

F1, Paparazzi



Këngëtarja e njohur, Dua Lipa është nominuar së fundmi për një tjetër cmim të rëndësishëm në ‘Brit Awards’.

Sipas mediave, Dua është futur në listën e nominimeve “British LGBT Awards 2022’’.Artistët, Olly Alexander dhe Lady Gaga u nominuan në kategorinë “Ylli i vitit”, ndërsa këngëtarja është nominuar për çmimin “Artistja muzikore e MTV”.

Çmimet e këtij viti, në bashkëpunim me Macquarie dhe Tesco, do të mbahen më 24 qershor, duke festuar aktivistët kryesorë LGBT+, aleatët dhe figurat e famshme që kanë punuar për të avancuar të drejtat e personave LGBT+ vitin e fundit.“Këto çmime ndriçojnë dritën mbi ata që kanë qëndruar krah për krah me komunitetin LGBT+, gjatë 12 muajve të tjerë shumë sfidues për komunitetin.Të nominuarit, të cilët përfshijnë një përzierje emocionuese të fytyrave, aleatëve dhe organizatave të famshme LGBT+, kanë treguar të gjithë një përkushtim për avancimin e të drejtave LGBT+.Çmimet më 24 qershor do të jenë një festë e madhe e kulturës sonë”, u shpreh themeluesja e ‘British LGBT Awards’, Sarah Garrett./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *