• |
ide | kryesore

Berisha replika ndaj Ballës: Je duke shpifur, agjenci të zbatimit ligjit kanë identifikuar lidhje të krimit me zyrtarë të lartë

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa akuza prej kreut parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ti je kallëzuar penalisht për shpërdorim të rëndë detyre, ushtrim të paligjshëm e korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë. I bëj thirrje SPAK-ut, e jo skrapit sic thua ti të kthejë përgjigje se ku ndodhen hetimet për këtë çështje”, u shpreh Balla.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, Berisha shtoi se agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në disa vende të Bashkimit Evropian kanë identifikuar lidhje të shumta të krimit në Shqipëri me zyrtarë të shtetit shqiptar.

Ai i cilësoi si shpifje të gjithë akuzat e Ballës, duke i thënë se për to do të dënohet.

“Sa për hyrje, ministrja e Kulturës i jep 492 milionë lekë firmës belge ku punon vajza e zonjës Linda Rama. Kjo s’kishte të bënte me replikën. Dua t’i them parafolësit (Ballës) se si çdo fjalë që nxjerr nga goja edhe ato që tha gjykata i ka dënuar për shpifje. I bindur të jesh se çdo gjë që të thuash këtu, do dënohesh siç je dënuar deri sot, për shpifje.

Së dyti, kam uruar Kosovën pa ardhur këtu, për Pavarësinë. Nuk e uroj këtu me ju, sepse ju nuk e votuat ligjin për gjenocid. Në një akt të shëmtuar, antikombëtar, ligji për gjenocid serb nuk u votua. Kreu juaj, një vasal i Vuçiçit, që lobon në SHBA për Vuçiç, sulmon Sali Berishën. Asgjë nuk të shpëton nga lidhjet që ke me krimin. I kam denoncuar e do t’i denoncoj, por kam një lajm shumë të veçantë sot.

Sipas raportimeve të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit në Shqipëri me zyrtarë të shtetit shqiptar. Ministra, drejtorë, zyrtarë, prokurorë, punonjës policie. Këto të dhëna gjenden aktualisht pranë agjencive të këtyre vende, Italisë, Belgjikës”, tha Berisha.



1 Comment

  1. ti o malok vucidoli njifesh si intrigant ,shpifes dhe genjeshtar kronik kjo eshte nje nga arsyet pse je non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *