• |
ide | kryesore

Ioan Gruffudd merr urdhër mbrojtje për dhunë nga ish bashkëshortja

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori, Ioan Gruffudd ka marrë së fundmi urdhër mbrojtje për dhunë nga ish bashkëshortja e tij,aktorja Alice Evans.

Në dokumentet e siguruara nga ‘People’, aktori ka kërkuar që Alice të rrijë 100 metra larg tij dhe partneres  ,Bianca Wallace dhe mos të ketë kontakt me asnjërin.Në padinë e ngrejtur ndaj saj, Ioan ka rrëfyer se nuk ishte i lumtur me të dhe se ajo e kishte kërcënuar se do i shkatërronte karrierën.”Alice më ka thënë shumë herë se do më bënte të njëjtën gjë që Amber Heard i bëri Johnny Deep.Ajo i thoshte njerëzve se kisha ushtruar dhunë ndaj saj dhe vajzave.Më kërcënoi se do më denonconte në polici nëse nuk i bindesha kërkesave të saj , se do i thoshte të gjithëve se konsumoja lëndë narkotike dhe do më fuste në burg. Madje, më tha se do të shkruante në ditar reflektimet e saj si një viktimë e abuzimit fizik dhe do i bënte keq nënës sime,” tregoi aktori.Gjithashtu ai zbuloi se pasi u divorcuan Evans i ka dërguar shumë mesazhe kërcënuese, ka ngrejtur akuza të rreme  dhe pavarësisht kërkesës së avokatit të tij ajo nuk ka ndaluar.Nga ana tjetër,aktorja ka deklaruar se nuk ka marr asnjë kopje dokumenti dhe se ai nuk ka fakte rreth pretendimeve të ngrejtura.Dyshja u takua në vitin 2ooo gjatë xhirimeve të filmit ‘102 Dalmatët dhe u martuan në vitin 2007.Në mars të 2021 ata bënë kërkesën për divorc./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *