• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Shkodër-Koplik/ Makina përplaset me murin e ndërtesës, 4 të lënduar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Mësohet se 29-vjeçari me inicialet D.P., teksa drejtonte mjetin Volkswagen, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Makina është përplasur me murin e jashtëm të një biznesi. Si pasojë e përplasjes së mjetit të tij janë dëmtuar katër pasagjerë në mjet, të gjithë familjarë të tij. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *