• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet hajduti i biçikletave nga Prishtina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisariati nr.4 i Tiranës ka arrestuar një të ri 24-vjeçar nga Prishtina, që vinte në Tiranë për të vjedhur motoçikleta dhe biçikleta. Ky personazh u bë i njohur për veprimtarinë e tij, të specializuar në grabitjen e dyrrotakëve.

Kësisoj, Policia e Tiranës organizoi operacionin “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi S. A., 24 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas Policisë, ai, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje biçikletash dhe motomjetesh dhe nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;

Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;

Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Tashmë po vazhdon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. Edhe vete lajmi thote SHTETASI S. A., 24 vjeç, banues në Prishtinë, pra shtetas i Shqiperise me banim ne Prishtine.Keshtu qe me korrekt me titujt e lajmeve, se e deformoni te verteten dhe nxisni percarje per nje grusht klikimesh. Sidoqofte ne fund eshte hajdut dhe ngado qe te jete hajduti hajdut mbetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *