• |
ide | kryesore

Zbulohet kush është personi në krah të Klodian Zotos së inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një foto e biznesmenit të inceneratorëve Klodian Zoto, duke pirë kafe në një nga lokalet e Tiranës, në shoqërinë e një personi tjetër, ka bërë xhiron e rrjetit.

Menjëherë nisën pikëpyetjet se kush ishte personi në krah të një prej biznesmenëve më të përfolur të kohëve të fundit dhe që tashmë ndodhet në arrati.

U aludua se personi në fjalë është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, drejtor i Akademisë së Sigurisë, por zyrtari i policisë reagoi menjëherë dhe e përgënjeshtroi lajmin.

“Jam i shokuar nga njoftimet që kam marrë gjithë pasditen për një foto të z. Klodian Zoto, ku pretendohet nga ana e disa postuesve në media dhe rrjete sociale, se personi i ulur në tavolinë me të jam unë.

E përgënjeshtroj tërësisht këtë akuzë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ndjekjen në nivel gjyqesor të kësaj çështje për shpifje me qëllim denigrimin tim” – shkroi Mema në rrjetet sociale.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha shkruan se Zoto ka në krah babain i tij, Agim Zoto në lokalin që ka familja e tyre pranë parlamentit.

“Ne foto ndodhet bosi i inceneratoreve, Klodian Zoto, me babain e tij, kineastin Agim Zoto. Ky lokal ndodhet sapo kalon Uren e Tabakeve dhe hyn ne pedonalen qe te nxjerr te Qendra tregetare Toptani apo Kalaja e Tiranes. Lokali eshte prone e Agim Zotos, babait te bosit te inceneratoreve dhe eshte ngjitur me lokalin e presidentit te FK Kukesi, Safet Gjici.

Ky ambjent eshte i frekuentuar dhe nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise para fillimit, gjate pushimit, apo pas mbarimit te seancave plenare, pasi ndodhet vetem 30 metra perballe traut te hyrjes se Parlamentit. Nese foto eshte bere ditet e fundit, kur Klodian Zoto eshte kthyer ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie.

Sigurisht nese foto eshte bere pasi Klodian Zoto u shpall ne kerkim nga policia, kjo do te ishte nje skandal i madh. Per me teper qe ky lokal ndodhet perpara parlamentit dhe frekuentohet nga deputetet, te cilet ndoshta jane dhe anetare te komisionit hetimor per inceneratoret.

Por ky eshte nje detaj, qe verifikohet vetem me nje kontroll te shpejte te kamerave te sigurise. Per me teper, banesa e babait te bosit te inceneratoreve, ndodhet vetem 50 metra me siper, ne njeren nga dy kullat perpalle Toptani Center dhe mund te zbulohet fare kollaj nese Zoto ka qene ose jo ne lokalin e babait te tij” – shkruan Hoxha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ti je o moterqire ti je. Derrat nje turi kane perfshi edhe turirin tend te shemtut.
    Per te hyre ne akedemidujen miljona lek dhe jo betem

  2. As që ka nevojë për foto apo kamera sigurie për të verifikuar se ku fshihet Klodian Zoto.
    “Patronazhistët” e Ramës kanë “informacione” të plota se sa dhëmbë e dhëmballë ka cilido shqiptar.

  3. Fytyra të ndyra, të racës inferiore evgjito- arumune, që në shekuj pijnë gjakun e shqiptarëve. I pari ndër ta është kryeevgjiti Ed Muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *