• |
ide | kryesore

Moti i keq ndryshon planet e udhëtimit, porti i Durrësit tregon ndryshimin e orareve

-Instant, Lajme, Të fundit



Porti i Durrësit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, nisur nga situata e motit të keq. Autoriteti Portual bën me dije se udhëtimet me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, do të bëhen në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

“Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhët në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit”, shkruhet në njoftimin për udhëtarët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *