• |
ide | kryesore

Video/ “Kë quajtët plehrë?”: mamaja e Foden sherr me grushta me katër djem në një ndeshje boksi

-Instant, Sport, Video



Një mbrëmje padyshim për t’u harruar për Phil Foden dhe mamanë e tij, të cilët morën pjesë si spektatorë në një spektakël boksi në AO Arena në Mançester, ku ngjarje kryesore ishte ndeshja e dy boksierëve anglezë Kell Brook dhe Amir Khan. Siç tregon një video e shpërndarë në Twitter, të dy janë përfshirë në një zënkë, ku mamaja e lojtarit është goditur me grusht në prapaskenë.

Në fund të shfaqjes së boksit, Foden dhe e dashura e tij Rebecca Cooke po hynin në një dhomë në prapaskenat e arenës, ndërsa një grup djemsh po i dhunonin verbalisht. Kur futbollisti ishte gati të hynte në dhomë, e dashura e tij iu drejtua grupit duke pyetur me zë të lartë: “Kë quajtët plehrë?”. Në atë moment, nga dhoma doli mamaja e fantazistit, Claire Foden, e cila u përball me grupin e “bezdisësve” duke shtyrë njërin prej tyre. Ky i fundit e ka parë të arsyeshme të reagojë duke e goditur me grusht në fytyrë…

Gruaja nuk u tërhoq dhe e sulmoi grupin, duke shkaktuar një përleshje të egër. Vetë lojtari ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij duke u përfshirë për pak kohë në sherr. Vendimtare ka qenë ndërhyrja e një burri me kapele të zezë, i cili ka përdorur një zjarrfikëse ndaj grupit të “bezdisësve” duke i shpërndarë.

Një zëdhënës i Manchester City komentoi incidentin: “Klubi është në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale e që tregon Phil Foden dhe familjen e tij duke u ngacmuar dhe keqtrajtuar. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga natyra e abuzimit dhe sulmi që pasoi ndaj një prej anëtarëve të familjes së Phil. Ne do të vazhdojmë t’i japim Phil dhe familjes së tij të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë nevojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *