• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e futjes së trupave ushtarakë rusë në Ukrainën lindore

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar hyrjen e trupave ushtarake në dy rajone në Ukrainën lindore, pasi i njohu ato si shtete të pavarura. Pamjet e publikuara gjatë natës duket se tregojnë automjete ushtarake ruse duke u nisur drejt kufirit ukrainas. Rusia tha se trupat do të ishin “paqeruajtëse” në rajonet e shkëputura, të cilat i ka mbështetur që nga viti 2014.

Por Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për krijimin e një preteksti për luftë. Presidenti i Ukrainës tha se vendi i tij “nuk kishte frikë nga asgjë dhe askush”. Në një fjalim televiziv mbrëmjen e 21 shkurt drejtuar kombit, presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për “veprime të qarta dhe efektive të mbështetjes” nga aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *