• |
ide | kryesore

Fundi i renditjes problem: Tirana nuk ka marrë pikë të plota, ndaj asnjë prej tre skuadrave të fundit në 3 faza

-Instant, Sport



Tirana shpenzoi një mundësi të jashtëzakonshme për të mbajtur larg rivalët e madje për të nxjerrë në këtë rast edhe Kukësin nga gara, duke qenë se 11 pikë do të ishin shumë edhe për më optimistin ndër veri lindorët. Por gjërat shkuan ndryshe, sepse kundër Kastriotit të vendit të fundit, bardheblutë pësuan humbjen e tretë sezonale, atë që Shehi nuk e priste, duke e bërë që të vërshojë sulmet mbi gjendjen e fushës dhe sjelljen defensive të kundërshtarit. Mund të jetë edhe kështu, por tekniku i kryeqytetasve duhet ta dijë mirë se gjithëkush luan me armët e tij më të forta dhe këtu nuk ka asnjë parregullsi.

Problemi është se, me një analizë më të detajuar, rezulton se ka një sindromë të Tiranës kryesuese me skuadrat e ashtuquajtura të vogla, ose me ato që luajnë për mbijetesë. Bilanci tregon se në kompletimin e 9 ndeshjeve, në xhiron e tre fazave të para të kampionatit, 25 herë kampionët nuk kanë marrë pikë të plota ndaj asnjërës prej skuadrave që mbyllin renditjen. Kundër Skënderbeut kanë një barazim e dy fitore të fundit majde të tejvuajtur me rikuperimin e korcarëve që gati barazuan in-extremis. Të njëjtin bilanc kanë edhe me Egnatian, që në fazën e parë ia ka marrë pikën në shtëpi, ndërsa me Kastriotin janë në ekuilibër të plotë me nga një fitore e një barazim.

Kështu, duket një sindromë problematike, që i ka bërë bardheblutë të humbasin 9 pikë kundër tre vendeve të fundit, duke marrë 18 nga 27 të mundshme, gjë që ka favorizuar ndonjë si Laci. Ajo që bën optimist Shehin është se të tijtë kanë ditur të reagojnë menjëherë pas humbjeve dhe në këtë pikë tekniku pret përgjigjen në fushë në supersfidën titull me Lacin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *