• |
ide | kryesore

Video/ Gol pas 32″ në prekjen e parë: Vlahovic debuton me golin më të shpejtë ndonjëherë në Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Debutimi i pabesueshëm i Dusan Vlahovic në Champions League. Sulmuesit të Juventusit iu deshën vetëm 32 sekonda për të pagëzuar herën e tij të parë në kompeticionet evropiane me një gol në prekjen e parë të topit. Vlahoviç bëhet kështu lojtari më i shpejtë që shënon në debutimin e tij në Champions League: rekordi – siç raportohet – i përkiste Andreas Moeller në Borussia Dortmund-Juventus 1-3 më 13 shtator 1995, i cili shënoi pas 37″48″.

Në vitin 2015, Jevhen Konoplyanka me fanellën e Sevillas gjeti golin e parë pas 19 sekondash në ndeshjen kundër Borussia M’Gladbach në fazën e grupeve të Champions League (3-0 finalja) duke u futur nga pankina. E ajo Sevilla drejtohej nga Unai Emery, aktualisht në krye të Villarrealit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *