• |
ide | kryesore

“Më shkatërrove jetën”/ Shqiptari në Itali godet me thikë ish-bashkëshorten dhe 2 persona të tjerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar është vënë në pranga pasi ka plagosur ish-bashkëshorten, të dashurin e saj dhe motrën e këtij të fundit, i nxitur nga xhelozia. Mësohet se Pëllumb Jaupi, 53 vjeç i doli në pritë gruas para shtëpisë së saj në Morciano dhe e goditi me thikë në gjoks. Më pas ai shkoi në një hotel në Viale Regina Margherita dhe u përball me menaxherin, një burrë 47-vjeçar duke e goditur me thikë. Shqiptari ishte i bindur se menaxheri i hotelit kishte lidhje me ish-bashkëshorten e tij. Një dëshmitar një vendin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar menaxherin. Pas tij, menjëherë ka ndërhyrë edhe Barbara, motra e menaxherit, por edhe ajo u godit me thikë nga Jaupi. Fatmirësisht plagët për të ishin të lehta.

53-vjeçari shqiptar i arrestuar akuzohej se kishte përndjekur gruan, të  cilën e ndiqte që nga tetori i vitit 2020, me kërcënime me vdekje, përndjekje dhe episode agresive.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *